Policia ka parandaluar në kohë një tragjedi në Fier pasi një 43-vjeçar ka kanosur me armë kushëririn e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Ardit (Eduart) Ruko, 43 vjeç, banues në Strum, Roskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Strum, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin G.R, 41 vjeç, banues në Strum”- njofton policia e Shtetit.
Njoftimi i plotë i policisë
Fier
Kanos me armë zjarri kushuririn e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Ardit (Eduart) Ruko, 43 vjeç, banues në Strum, Roskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Strum, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin G.R, 41 vjeç, banues në Strum.
U sekuesstruan në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme zjarri pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.