Dokumetohet me prova ligjore një vjedhje me armë zjarri, ndodhur në Shtator 2017.
Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pronës, në vijim të hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme kanë bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të një vjedhje me armë zjarri.>Ngjarja ka ndodhur më datë 15.09.2017, në afërsi të fshatit Mazhar, ku dy persona kanë vjedhur me armë zjarri shtetasin D.H., banues në Samaticë, Berat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin “Benz”. Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale janë siguruar prova ligjore të cilat kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasit: L.D., 43 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë. Z.F., 36 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.
Aktualisht dy shtetasit e mësipërm ndodhen duke vuajtur dënimin “Arrest me burg”, në IEVP Fier, për veprën penale ”Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 140 e 25 të Kodit Penal.
Loading...