Loading...

PDIU drejt shkrirjes, Rama lë me “gisht në gojë” Idrizin, i merr një tjetër deputet

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet po shkon drejt shkrirjes. Pas largimit të deputetes Reme Lala tre ditë më parë dhe daljes si deputete e pavarur e Elena Xhinës, PDIU-së pritet që t’i largohet edhe deputeti Dritan Bici.

“Sot” ka mësuar se deputeti Bici edhe pse nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar si dy deputetet e tjera të PDIU, prej disa kohësh ka nisur të afrohet pranë Partisë Socialiste. Mbështetës të shumtë si dhe të afërm të deputetit Bici, sipas informacioneve, janë punësuar gjatë kohëve të fundit në poste të ndryshme të administratës nga drejtorët e PS.

Por pikërisht këto punësime janë dhe një sinjal se deputeti Bici shumë shpejt do të rreshtohet krah Partisë Socialiste, ashtu si dhe deputetja Reme Lala. Por edhe pse Dritan Bici deri më sot nuk ka dhënë një vendim zyrtar, ndonëse prej kohësh ka nisur flirtet me PS-në pasi ka votuar krah socialistëve, largimi i tij do ta “shkrinte” PDIU-në në Kuvend, gjatë kësaj legjislature.

Por problemet me partinë e Idrizit, përveç largimeve të deputetëve drejt PS, nuk ndalen me kaq. Eksodi i largimeve ka zbritur edhe në radhët e këshilltarëve bashkiakë. Prej kohësh këshilltarët e PDIU kanë nisur distancimet nga Idrizi dhe janë bashkuar me socialistët. Edhe pse largimet e këshilltarëve deri më sot nuk janë bërë zyrtare, është mësuar se partia e Shpëtim Idrizit është përfshirë nga kaosi dhe se zgjedhjet vendore mund të jenë një goditje për këtë parti.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com