Deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Dritan Bici në një reagim për Report Tv, ka komentuar zërat për largimin e deputetëve të PDIU-së drejt Partisë Socialiste. Bici ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë për një kalim tek socialistët. Bici sqaron se është vënë në dijeni për largimin e deputetes Reme Lala dhe Elena Xhina.
Bici shton se vazhdon të jetë në PDIU.
“Jam tek PDIU dhe nuk di gjë për Remen dhe Elenën. I kam marrë vesh nga mediat. Po të isha larguar do të dilja me zë dhe me figurë.”
Deputetja e PDIU-së, Reme Lala të shtunën kur Rama ishte në Dibër në ceremoninë për hapjen e punimeve për Rrugën e Arbrit, tha se kalonte në PS, bashkë me deputeten Elena Xhina, përfaqësuese e PDIU-së në Elbasan.
Deputetja Xhina,e mohoi kalimin dhe tha se vazhdon të jetë pjesë e një grupit të PDIU-së në parlament.