Një gomone 12 metra e gjatë është gjetur mlngjesin e sotëm e braktisur në Darzezë të Fierit. Ajo është pikasur në kohën kur shërbimet e Policisë Kufitare sëbashku me Delta Forcë po patrullonin në një kontroll të territorit.
Sipas raportimeve paraprake thuhet se gomonia e pajisur me dy motorë me nga 300 kuaj fuqi është braktisur sapo skafistët kanë parë Policinë Kufitare dhe më pas ata janë futur në pyll.
Sipas hetimeve të para dyshohet se gomonia kishte ardhur nga Italia për t’u ngarkuar me drogë në bregdetin shqiptar dhe më pas për t’u kthyer sërish por është pikasur nga policia, çka ka çuar në dështimin e trafikut.
Policia po vijon verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.