Policia e Sarandës ka zbuluar një parcelë me drogë në fshatin Vergo të Delvinës.
Lënda narkotike u zbulua në vendin e quajtur “Sinanaj”, ku u zbuluan dhe u asgjësuan 265 bimë narkotike “cannabis sativa”.
Ndërkohë në pranga ra Vasil Nune, 61 vjeç, nga Novosela, bari i zonës, i cili edhe në vitin 2015.
Në 19 janar 2016 Nune rezulton se është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg pasi në vitin 2015 është kapur me 12 kg marjuanë në fshatin Vargo. Operacioni është ndërmarrë nga policia e Delvinës në bashkëpunim me policinë e Sarandës.