Prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana ka vendosur që të rrëzojë vendimin e bashkisë së Hasit për ta shpallur ‘’Qytetar Nderi’’ ish-zyrtarin dhe ish-deputetin e Partisë Socialste, Gafur Mazreku.
Ai thotë se distancohet nga vendimi i Bashkisë Has dhe se nuk e miraton.
“Nuk konfirmoj dhënien e këtij titulli. Personi në fjalë, Gafurr Mazreku, ka qenë i dënuar më herët nga Gjykata shqiptare.”-ka thënë Kuçana.
Sipas legjislacionit shqiptar, personat që marrin tituj nderi nuk duhet të jenë të dënuar më herët, prandaj Mazrekut i hiqet e drejta për të marrë këtë titull.
Pas vendimit të këshillit bashkiak, pati një valë reagimesh politike nga opozita dhe qeveria.
Mazreku njihet si atentatori që plagosi në parlament Azem Hajdarin në vitin 1997.