Saime Hegrepi Drejtoresha e shkollës “Osman Llampiraj” në Shtoj i Ri, Shkodër ka dalë në një komunukim për media duke e cilësuar akuzën për dhunë ndaj nxënësve dhe stafit pedagogjik si shpifje. Sipas saj, dy nxënësit janë manipuluar nga mësuesja Luljeta Shyti të cilën drejtoresha e ka paditur tashmë në prokurori.
Saime Hagrepi nuk i ka mbajtur dot lotët para kamerave kur përmendi fëmijët e familjen që siç u shpreh ajo janë ndjerë shumë të fyer nga kjo ngjarje.
“Më datë 6 qershor 2016, mësuesja Luljeta Shyti ka bërë një intervistë në disa media duke pretenduar se nga unë është ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi nxënësit dhe stafin gjë e cila nuk është aspak e vërtetë ndaj sot kam bërë një kallëzim penal në Prokurori dhe kam akuzuar Luljeta Shytin për shpifje ndaj meje e familjes “, tha drejtoresha.
Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Saime Hegrepi, ka përfunduar në polici disa ditë më parë pasi është akuzuar nga kolegët dhe nxënësit për dhunë psikologjike e fizike, gjatë një incidenti në ambientet e shkollës.