Loading...

3-2 në favor të ish-kryeprokurorit, dalin emrat që bllokuan vetingun për Adriatik Llallën

Dalin emrat e komisionerëve që bllokuan vetingun për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pak ditë më parë vendosi që të mos ketë veting për Llallën. Trupa gjykuese ka qenë e ndarë 3-2 në favor të ish-kryeprokurorit.

Kryesuesi i trupës gjykuese, Sokol Çomo dhe anëtarja Albana Shtylla kanë qenë pro hapjes së vetingut për ish-kryeprokurorin. Ndërsa, relatori i çështjes, Luan Daci, dhe anëtarët Ardian Hajdari dhe Ina Rama kanë qenë kundra rihapjes së vetingut ndaj Llallës.

Rasti i ish-kryeprokurorit ka hapur shumë debat të fortë në politikën shqiptare. Sapo ai mbylli mandatin në krye të organit të akuzës ju drejtua me një shkresë Presidentit të Republikës ku shprehej se do të largohej përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Ligji i jep të drejtë kryeprokurorit që të jetë gjyqtarë në një prej Gjykatave të Apelit, por Llalla nuk e pranoi. Për këtë arsye Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendimin se atij duhet t’i ndërpritet vetingu.

Ky vendim nuk u pranua nga Komisioneri Publik, i cili ju drejtua Kolegjit të Apelimit, ku kërkoi që të ketë rinisje të vetingut. Megjithatë pas disa seancave të mbajtura, KPA me 3 vota pro dhe 2 kundër vendosi që të mos ketë veting për ish-kryeprokurorin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com