Një narkotrafikant shqiptar te cilin gjykata e Milanos e kishte dënuar me 10 vjet burg per trafik droge do te demshperblehet 31 mijë euro, pasi se fundi u vleresua se ishte riarrestuar gabimisht. Bëhet fjale për procesin gjyqesor te nje shqiptari iniciale H.H., 53-vjeçar, i cili u ekstradua nga Shqipëria drejt Italise, pas të cilit qendroi në burg per 135 ditë, që u konsideruan ne gjyqin final si burgim i padrejte.
Mediat italiane bëjne me dije se shqiptari H.H., në vitin 2003 u dënua me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos për trafik droge, qe e përfundoi ne maj të vitit 2013.
Ndërkohe qe në tetor të 2013, H.H arrestohet nga Interpoli në Itali pasi rezultonte i kërkuar për të njëjtin dënim. Por në Shqipëri u deshën 40 ditë që të sqarohej gabimi e që Gjykata e Elbasanit të zbardhte rastin.
Por, përseri shqiptari arrestohet ne Maqedonim me të njejten akuze, ne korrik të 2015, ku ndodhej per mjekim për leucemine nga e cila thuhet se vuante. Që nga Maqedonia, u dergua serish i ekstraduar ne Itali.
Në fund, Gjykata e Milanos rivleresoi gjithe dosjen,dhe vendosi se arrestimi dhe esktradimi ishte i padrejte. Atij do t’i paguhet me 235.82 euro në ditë, çdo dite burg që ka bere gabimisht, në total, gati 32 mije euro.