Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në plazhin e Golemit në Durrës.
Një i moshuar rreth 75 vjeç është nxjerrë i pajetë në breg.
Sipas dyshimeve paraprake, i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi ka pësuar infarkt gjatë kohës që ka qenë brenda në ujë.
Trupi i pajetë është nxjerrë jashtë nga dy të rinj të cilët kanë rrëfyer ngjarjen e tmerrshme.
Sipas dëshmitarëve, dhe policia ka mbërritur ende në vendngjarje, ndërkohë që pritet të vijë ambulanca të marrë kufomën.
Në videon e siguruar nga JOQ, viktima është mbuluar me peshqir dhe gjendet i shtrirë në rërë.