Ditën e djeshme dy ministrat e jashtëm Nikolla Dimitrov i Maqedonisë dhe Nikos Kotzias i Greqisë firmosën në Prespë arritjen e marrëveshjes për çështjen e emrit me Maqedoninë, e cila nga sot e tutje do të quhet ‘’Republika e Maqedonisë së Veriut’’.
Por në kryeqytetin maqedonas ka patur protesta të dhunshme para parlamentit, ku pati përleshje mes policisë dhe protestuesve të cilët tentuan të thyejnë edhe kordonin policor.
Ajo që u vu re nga protestuesit e dhunshëm ishte se ato janë pro Rusisë dhe kundër BE e NATO-s, dhe këtë e dëshmojnë pamjet nga protesta para Kuvendit.
Lideri i “Maqedonisë së vetme”, Jançe Vançev me flamurin e Rusisë ka hipur mbi automjetin e policisë dhe ka valëvitur flamurin rus, si duket në këtë video.
Policia përdori gazin lotsjellës për t’i shpërndarë demostruesit, por rreth orës 21:00 protesuesit u shtuan në numër, ku në qytetin e Manastirit pati një tjetër protestë nga partia opozitare VMRO-DPMNNE .
Hristjan Mickovski, i cili është edhe lideri i kësaj partie ka hedhur kritika të ashpërta ndaj kryeministrit maqedonas Zoran Zaev ku e quajti këtë të fundit ‘’ “tradhtar të interesave kombëtare maqedonase”.
Ai ka thënë se partia që përfaqëson asnjëherë nuk do të njohë marrëveshjen e arritur në Prespë të Greqisë, duke paralajmëruar kështu bllokim në Kuvend, ku për ndryshimet kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave, por edhe gjatë referendumit që parashihet të mbahet në vjeshtë.
https://www.facebook.com/TetovaaSot/videos/2044895008877286/?t=0