Protesta e artistëve dhe qytetarëve të thjeshtë të Tiranës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ka vazhduar edhe mbrëmjen e sotme.
Përveç artistëve dhe pedagogut Ervin Goci të cilët kanë folur dhe kanë bërë thirrje për të mbrojtur Teatrin Kombëtar dhe për të mos u tërhequr, fjalën e ka marrë dhe një qytetar I cili derklaroi se Teatri kurrsesi të mos prishet.
Madje, duke iu referuar kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama, u shpreh: “mos i hënkshin ato lekë”.
Por qytetari në fund të fjalës së tij bëri dhe gjestin e madh fisnik kur deklaroi se kishte një tokë në “mes të Tiranës” dhe do ta jepte për Teatrin.
“Unë jam një qytetar i Tiranës, i ndershëm dhe i ndjeshëm kam disa ditë që vij këtu në mbrojtje të Teatrit, nuk do të flsa shumë, këta pretendojnë se nuk kanë para për Teatrin, këtu paratë vidhen çdo ditë, çdo sekondë.
Tashi e dimë mirë si vidhen pronat në Tiranë, tani ne nuk duhet ti lëmë ta braktisin këtë pronë, Erion Veliaj me Edi Ramën, këta dy banditë, që nuk pyesin më për njeri më në këtë vend, vetëm lekë-lekë, që mos i hënkshin ishalla. Unë kam një pronë në mes të Tiranës të cilën do të ma vjedhi Edi Rama me Erion Veliajn dhe deklaroj publikisht që e fal për Teatrin, bën qindra mijëra euro dhe i mbledhim lekët për Teatrin, kaq kisha”, tha ai.