Loading...

Rrëfehet ish-anëtari i Byrosë Politike: Fatos Nano favorizohej nga policët e Sali Berishës, çfarë bënte ai në burg

Ish-anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani kujton në një interviste për gazetën Panorama vitet e burgut të ish- drejtuesve komuniste.

Ai thotë se Fatos Nano favorizohej në burg pasi ishte i vetmi që kishte dhomë, ndërsa të tjerët ishin 5-6 në të njëjtin ambient.

Asllani thotë gjithashtu se ish- kryeministri Nano lejohej që të mbante bashkëshorten nga e premtja deri të henën në ambientet e burgut.

“Fatos Nano, Sali Berisha, Hasan Banja, Gramoz Pashko, Skënder Gjinushi kanë qenë një grup specialistësh të fushave të ndryshme që kanë dalë shpesh dhe jashtë shtetit, kryesisht në Francë dhe janë kualifikuar sepse ishin studentë të shkëlqyer, por dhe pse ishin edhe nga familje të mira. Babai i Fatos Nanos, Thanas Nano, ka qenë drejtor i Radio Televizionit, shok i Enver Hoxhës. Ka qenë njeri i zoti. Fatosin e kam takuar disa herë kur ishte zëvendës i Nexhmije Hoxhës kur kishim diskutime për çështjet ekonomike në bujqësi”, thote Asllani.

Sipas tij “Por Fatosi që në atë kohë e kishte pak qejf pijen alkolike, por nuk ekspozohej sepse ishte finok. Me Fatos Nanon kemi qenë bashkë edhe në burg. Në Bënçë ai kishte një dhomë më vete, kurse ne të tjerët rrinim nga 5-6 persona në një dhomë. I bënin shumë favore policët e Berishës. Bashkëshortja, Rexhina, një grua shumë e mirë, vinte të premten në burg dhe ikte të hënën, ndërsa i biri vinte bashkë me të ëmën dhe rrinte në hotel në Tepelenë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com