Në vijim të operacionit të koduar “WEST UNIVERS” ku u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dhe në vijim të veprimeve hetimore u ushtrua kontrolle në Malësi te Madhe, Shkodër dhe Lezhë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga strukturat e D. V. P. Shkodër dhe Lezhë, të mbështetura nga Forcat Speciale dhe të FNSH-së, në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, u gjet një sasi lënde narkotike, e dyshuar si kanabis sativa.Lënda narkotike, me peshe 114 kg, u gjet në afërsi të banesës së shtetasit F.M., i cili është shpallur në kërkim policor një ditë më parë.Gjithashtu në oborrin e kësaj ndërtese u gjet dhe një mjet, tip furgon, brenda te cilit kishte mbetje lënde narkotike. Dyshohet se mjeti ështe përdorur për transportimin e lëndës narkotike në destinacione të ndryshme.
Operacioni “WEST UNIVERS”, do të vijojë per kapjen dhe arrestimin e të gjithë personave të implikuar në këtë aktivitet kriminal.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim./sotnews