Në Zhejë të Kurbinit banorët kanë organizuar një dasmë tradicionale. Qëllimi i tyre ishte të trashëgojnë tek brezat e rinj, ritet dhe zakonet e zonës. Ka vite që nuk organizohet një dasëm e tillë. Të veshur tradicionalisht, banorët janë të emocionuar. Një dasëm si dikur në kohë.
Me stoli dhe çifteli. Këngët janë të hershme. Ato flasin për luftëtarët. Ështe dasma Zhejane. Aty në mes të Kurbinit. Të gjithë fshataret mblidhen në ceremoni.
Kurse krushqit pa dhëndrrin marrin nusen me kalë. Petulla me mjaltë qe çifti të kalojë një jete të ëmbël. Ahengu bëhet në oborr dhe në vend të tavolines ka sofër. Krushqit ulen mbi qilima ose në ndonjë stol.
Nusja del nga shtëpia e shoqëruar nga gra që qajne me zë të lartë. Ata që ndjekin ceremonionë emocionohen. Kur nusja futet në shtëpinë e dhëndrrit duhet të qëndrojë në këmbë. Shtrohen sofrat me mishin e dhenve dhe raki. Kurse gratë tregojnë peshqeshet për dhëndrrin. Dhe ky është i vetmi moment kur ai shfaqet.
Banoret në Kurbin me këtë organizim kanë për qëllim ruajtjen e vlerave e për t’u treguar gjenerateve të reja, traditat shekullore. Një dasmë zhejane nuk është vetëm festë, por një rikthim në kohë