Loading...

”Hajde më merr në Qafë-Thanë me makinë policie”, zbardhen përgjimet mes efektivit të ‘Shqiponjave’ dhe të shpallurit në kërkim

Efektivi i ‘’Shqiponjave’’ Engrid Hënaj është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 7 muaj burg, pasi ka ndihmuar një të kërkuar për vjedhje. Ai ka komunikuar gjatë gjithë kohës me Fatjon Lilaj, shtetasin e shpallur në kërkim.

Sipas dosjes hetimore Hënaj e kishte njoftuar Fatjon Lilajn gjatë kohës që ka qenë nën hetim dhe i siguronte atij informacione që t’i fshihej policisë.

Por ditën e sotme gazeta ‘’Panorama’’ ka zbardhur të plota përgjimet telefonike të Prokurorisë mes efektivit të Shqiponjave dhe personit të shpallur në kërkim. Efektivi konsumonte me Fatjonin lëndë narkotike dhe kërkonte prej tij favore të tjera. Ai i jepte të dhëna Fatjon Lilës. Këto të dhëna, punonjësi i Policisë Engrid Henaj i ka marrë nga sistemi TIMS ose informacione të nxjerra nga përgjimet, apo në forma të tjera.

Gjithashtu, njëri prej mjeteve të vjedhura nga ana e shtetasit Fatjon Lila është gjetur në Tiranë dhe dyshohet se është ndihmuar nga Henaj që ta dërgojë makinën e vjedhur në Kavajë. Ngjarjet kanë ndodhur në maj-gusht 2017. Në bisedat mes tyre, Lila i kërkon policit që të vijë ta marrë në Qafë-Thanë me automjet policie, ndërkohë që ishte nën hetim. Kujtojmë se Lila është arrestuar në gusht 2017, në kuadër të operacionit “Summer 2017”, në të cilën u prangosën edhe persona të tjerë për vjedhje automjetesh.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com