Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit ku gruaja ka vrarë me armë zjarri burrin e saj. Ajo kishte hyrë nëm tregun e Milotit me pistoletë në dorë. Viktimë ka mbetur shtetasi Kujtim Donaj 42-vjeç, ndlrsa 35-vjeçarja Violeta Donaj pas kryerjes së krimit makabër është shoqëruar në polici.
Njoftimi i Policisë
Me datë 17.06.2018, rreth orës 07:10 , në tregun e Milotit në Kurbin, shtetasja V.D. 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë, bashkëshortin e saj, shtetasin K.D. 42 vjeç, banues në Rrëshen.
Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V.D. ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.