Botërori futet sot në ditën e 4-t, disa nga skuadrat kryesore kanë luajur, madje dhe ata që quhen si pretendente. Spanja, Portugalia, Franca apo Argjentina kanë zhviluar ndeshjet e tyre të para. Francezët fituan me vuajtje, aargjentinasit zhgënjyen kundër Islandës.
Sot do të shijojmë ndeshjet e para të kampionëve në fuqi të botërorit, Gjermanisë, por dhe 5 herë fituesve të këtij kompeticionit, Brazilit. Dita e sotme na rezervon 3 ndeshje që do të luhen në 3 orare të ndryshme 14:00, 17:00 dhe 20:00.
Ndeshja hapëse e ditës është ajo ndërmjet Costa Rikës dhe Serbisë që do të luhet në orën 14:00, në orën 17:00 do të luhet takimi ndërmjet Gjermanisë dhe Meksikës, ndërsa supersfida e mbrëmjes është ajo ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës prej orës 20:00.