Aleksandar Vulin teksa ka përmendur mundësinë për ndarjen e Kosovës ka thënë se një gjë e tillë do të pengonte krijimin e ‘’Shqipërisë së Madhe’’.
“Ndarja si një zgjidhje e problemit me Kosovën, është vetëm njëra nga idetë. Shqipëria e Madhe duhet të ndalet në Kosovë. Përndryshe ndalja e destabilizimit në rajon nuk do të ishte e mundur”, tha Vulin.
Siç transmeton ‘’Lajmi.net’’ ministri i Mbrojtjes së Serbisë ka thënë se ndryshimet e kufijve në Ballakn nuk do të mund të bëheshin kurrë pa përkrahjen e shteteve të mëdha.
“Kurrë nuk ndryshojnë kufijtë pa përkrahjen e fuqive të mëdha. Por në qoftë se ata kujdesen për paqe të qëndrueshme në Ballkan, dhe të vendosin kufij të qartë.
Më tej Aleksandar Vulin thekson se serbët duhet të deklarohwen për zgjidhjen e problemit me Kosovën.
“Kur më pyesin si e sheh situatën në rajon, atëherë shihet se situate është e paqëndrueshme. Ndryshimet e qeverisë, vendet e varfra, faktorët e jashtëm, dhe nacionalizmi i fundit që është në kuptimin e keq për serbët”, thotë tutje Vulini.
“Që atëherë ka heshtje, ata nuk e kuptojnë se ka qarqe politike që e duan Shqipërinë e Madhe. Ky është rreziku më i madh”, përfundoi Aleksandar Vulin.
Ndarje të Kosovës si zgjidhje me Serbinë, kanë paralajmëruar edhe zyrtarë tjerë serbë, të cilët e shohin këtë opsion si fitore për ta.