Në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë,Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilluan një takim me banorë të Fierit.
Ministri Gjiknuri foli për investimet që janë kryer dhe ato në proces në këtë qark sa i takon infrastrukturës.
Ai premtoi edhe zhvendosjen e trafikut të boteve të naftës nga aksi rrugor Fier-Vlorë përmes kalimit në transportin hekurudhor, ndërsa njoftoi se shumë shpejt do ndërtohet një stacion i ri energjitik.
Gjiknuri: Shumë shpejt do të hyjë në funksionim edhe segmenti hekurudhor Fier-Vlorë për të shmangur plotësisht autobotet nga rrugët. Pra, brenda këtij viti në momentin që përfundon gjithë investimi që po bëhet në hekurudhë, nuk do të shihni më autobote nafte që shkojnë në drejtim të Vlorës dhe që kthehen në një shqetësim për qytetarët.
Kreu i Financave, Arben Ahmetaj njohu nga afër qytetarët me propozime të reja që synojnë të ulin taksat duke lehtësuar biznesin. dhe Ekonomisë ju referua përfitimeve direkte që kanë sot qytetarët në sajë të reformave ekonomike të ndërmarra nga qeveria.
Ahmetaj: Çfarë po bëjmë tani, kalon javën tjetër në qeveri? Nga 8 milionë deri në 14 milionë, e ngremë tavanin e deklarimit për tatim fitimin 5 %, dhe fusim dhe gati 10 mijë biznese të tjera.
Një tjetër projekt i rëndësishëm që është realizuar në këtë qytet, sipas ministrave, lidhet edhe me Ujësjellës Kanalizimet. Kufiri ka marrë një nga investimet më të mëdha, ndërsa pritet që të nisë dhe faza e dytë e projektit./oranews