Loading...

Futbollisti shqiptar, i vetmi që di 5 gjuhë të huaja në “Russia 2018”

Futbollisti i kombëtares së Zvicrës me rrënjë kosovare, Valon Behrami, pas përfundimit të karrierës së futbollistit, mund të konkurrojë për punën e përkthyesit ose interpretit.

Mesfushori i Udineses zotëron pesë gjuhë të huaja. “Ne komunikojmë sipas nevojës, në gjuhën gjermane, frënge, angleze ose italiane”, – ka shpjeguar Valon Behrami.

Këtu, sigurisht, është anashkaluar edhe shqipja, si gjuhë amtare e Behramit dhe e tre futbollistëve tjerë standardë të “Natit zviceran”, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemajli.

Behrami, me një bagazh të madh të pjesëmarrjes, tashmë në gjashtë kampionate (4 Botërorë dhe 2 Europianë), është shembull unik, sa i takon larmishmërisë gjuhësore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com