Shtatë tifozë meksikanë janë plagosur, pasi një taksi u fut me shpejtësi në mes të turmës. Ngjarja ka ndodhur në “Sheshin e Kuq” në Moskë duke ngjallur frikë dhe panik te njerëzit.
Ende nuk dihet nëse është thjeshtë një aksident, apo sulm i planifikuar. Autori 28-vjeç nga Kirgistani sipas të dhënave të para nga mediat, dyshohet se humbi kontrollin e makinës. Kujtojmë që dje ISIS paralajmëroi sulme gjatë Botërorit, qe po zhvillohet ne Rusi.
Loading...