Loading...

Opinion nga Mit’hat Havari – “Një tjetër realitet ndryshe” !

Opinion nga Mit’hat Havari:

Nje tjeter realitet ndryshe !

Kater dite me pare une bera nje status te titulluar “nje realitet ndryshe ” .
Permbajtja e tij kishte te bente me rinovimin e patentes sime te ciles i kishte mbaruar afati zyrtar dhe ta rinovosh ate , duhet te pergatisesh nje praktik te nevojsheme , kryesisht vizita shendetesore etj.

Kur u paraqita prane qendres shendetesore te zones ku banoj , cila ndodhet tek “ura e tabakeve” dhe qendra kryesore qe ndodhet mbi komisariatin nr 1 ,u befasova nga sherbimi dhe performanca e ketyre qendrave , ku mbizoteronte rregulli , pastertia , sherbimi i kulturuar ,deri tek ajri i kondicionuar ,qe eshte aq i nevojshem ne keto dite te nxehta, sidomos per moshat e treta .

Fill pas statusit tim filluan reagimet , pozitive dhe negative, disa pretendonin se rrethet kane probleme ne shendetesi , kurse Tirana eshte ndryshe etj.

Ajo qe me çuditi me shume ishte reagimi i disa personave midis tyre dhe miq te mi , qe me paralajmeruan se do vuaja per patenten, per shkak te korrupsionit , vonesave burokratike etj .

Te jem i sinqerte u shqetesova disi , ne kete moment nderhyn nje zonje qe eshte friendese me grupin tone dhe quhet Anduela Abazi .
Ajo filloi te replikonte me personat qe ankoheshin per situaten tek patentat .

Midis te tjerash sqaroi se nuk eshte e vertete sa pretendoni , pasi aty nuk ka korrupsion fare dhe koha per te bere aplikimin nuk shkon me shume se pak minuta .

Abazi u prezantua si zedhenese e autoritetit te DPSHTRR , u qetesova disi per faktin se reagoi nje zyrtar shteti , e qe une jam i prirur te besoj verberisht .

Nuk mjaftoi kjo , te nesermen ne ekranin e tv news 24 foli drejtori i institucionit ing.Anis Hoxha me nje artikulim te bukur te gjuhes shqipe , i cili sqaroi situaten e marrjes se patentes , duke pergenjeshtruar sy per sy njerezit qe kane mbjelle kete opinion negativ lidhur me punen e tij.

Egzaktesisht ai tha:” mos bini pre e seksereve , por paraqituni prane zyrave perkatese dhedo merrni nje sherbim te shpejt e korrekt”.

Ok thash me vehte po shkoj sot .
Ne oren 11mbrrita tek drejtoria , parkova makinen ne parkim privat , marre parasysh rrumpallen ne sheshin e asaj drejtorie vite me pare .

Sa kaperxeva porten hyrese me ra ne sy nje hapsire e vizuar dhe e gjelberuar bukur , krejt e lire me ca makina te parkuara me rregull qe mesiguri duhet te ishin te punonjesve te institucionit.

Me pelqeu gjendja si fillim , shpejtova hapat dhe u futa tek salla ku sherbehej per patentat siper deres ishte tabela orientuese .
Ne hyrje qendronte nje roje civil i cili te pyeste ku do shkoje dhe te orientonte drejt sportelit perkates .
Me ra ne sy qetesia apsolute qe zoteronte jo rrumpalle si vite te shkuara , kishte shume pak njerez , zyrtar ne sportele pa pune .

U ula ne ndenjeset moderrne dhe prita radhen , ca si une qendronin ne kembe pa lidhje , per mua eshte munges kulture .

Pa mbushur dy minuta me beri shenje zyrtari perkates .
Ishte ing mekanik se e pyeta djale i ri , i paster , me kemish te bardhe e gravat te zeze.

Brenda 10 minutash pergatiti praktiken provizore qe ma dha ne dore dhe me sqaroi se patenta behet gati per 1 muaj .
Si do ta marr informacionin e pyeta inxhinerin?, mjafton te futesh tek faqja jone zyrtare dhe aty gjeni emrin tuaj .

Te mos harroj, nuk pash njerez te paguanin ryshvet , se zbuloheshin nga sportelet e sherbimit thuajse ishin bosh , haha ironia ime kjo .

Bera ca foto te situates reale , e mendova me pare qe do shkruaja diçka , jo thjesht per te bere reklame asaj drejtorie qe e drejton nje ing djale i ri , se fundja kjo eshte detyra e tyre , por per te kundershtuar ata individe qe me dashakeqsi ose jo, hedhin balte mbi nje institucion ku e verteta eshte krejt ndryshe .

Kete realitet tjeter e pash me syte e mi tek sektori i marrjes se patentave ne Kashar dhe e konsiderova te arsyeshme ta ndaja eksperiencen time pozitive me miq ose jo kudo ndodhen brenda dhe jashte vendit .

Ja kjo eshte Shqiperia qe ndryshon çdo dite dhe sigurisht ka aq shume probleme per te zgjidhur , e rendesishme eshte qe ne qytetaret te zezes ti themi te zeze , te bardhes te bardhe !.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com