Ka nisur Kroaci-Nigeri në “Kaliningrad Stadium”. Sfida drejtohet nga arbitri brazilian Sandro Meira Ricci.
Trajneri Gernot Rohr i ka besuar entuziazmit të një grupi të rinjsh nigerianë, që kanë moshën më të re të këtij Botërori.
Kroacia niset si favorite në këtë ndeshje, por deklaratat e lojtarëve nigerianë lanë të kuptohet se djemtë e Zlatko Dalic nuk do ta kenë të lehtë.
Ndeshja e parë e këtij grupi ajo mes Argjentinës dhe Islandës u mbyll në barazim 1-1./Lapsi.al