Loading...

S’ka të dhëna nëse ka shqiptarë të vdekur apo të lënduar nga sulmi në Manchester!

[sgmb id=”1″]

Ambasada e Kosovës në Londër nuk ka ende informata nëse ka kosovarë të lënduar apo të vdekur nga sulmi terrorist në Manchester Arena, ku si pasojë mbetën të vrarë 22 persona dhe mbi 59 të plagosur.

Zyrtarë të Ambasadës së Kosovës në Londër i thanë Telegrafit se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet angleze, si Policinë, Spitalet por ende nuk ka ndonjë të dhënë për ndonjë viktimë kosovare.

Ndryshe, Ambasada e Kosovës në Angli, ka vënë në dispozicion edhe një numër emergjent të telefonit për shtetasit e Kosovës.

“E kemi vënë në dispozicion edhe një numër emergjent ku mund të lajmërohen shtetasit tanë”, ka shkruar ambasadori Lirim Greiçevci.

Numri emergjent për shtetasit e Kosovës është ky: +447961064763.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com