Shumë e rrallë është të hasim peshkaqenë në bregdete, por në këtë bregdet është fshaqur një peshkaqen i ngordhur.
Ai është gjetur në bregun e plazhit Bondi në Sidnej. Krijesa 3 metra e gjatë u gjet nga turistët rreth orës 8 të mëngjesin.
I pari që kishte parë peshkaqenin ishte Chris Selby që kishte dalë për të bërë sërf. “Ishte një peshkaqen i madh poshtë.
Menduam se ishte më mirë ta nxjerrim jashtë. Ishte fantastike. Nuk ka shpesh gjëra të tilla në Bondi”, tha ai. Rojet e plazhit e larguan peshkaqenin dhe thanë se brenda trupit të tij kishte mbetur një grep.