Loading...

Nuk më takon mua samari i komunizmit!

Nuk më takon mua samari i komunizmit!
Shkruan Arben Duka

Komunizmin kot,                                                                                                  ma lanë kurriz,
se kurrë s’kam qënë,
antar i partisë!

Ka ende të gjallë,
që fort mirë e dinë,
se shumë probleme,
kisha me partinë.

Atëherë nga burgu,
edhe nga qelia,
kam shpëtuar vetëm,
nga biografia.

Kisha nam të madh,
se bëja skandale,
ndaj shumë shpesh më bënë,
politikë penale.

Në kohë të partisë,
dhe shokut Enver,
jam veshur e zhveshur,
pesë a gjashtë herë!.

Në fije të perit,
ishte fati im,
më shpunë në minierë,
për riedukim!

Në fakt-Komunizmin,
unë me shpirt e doja,
ama injorancës,
kurrë s’ja përtoja!

Ç’kam bërë e s’kam bërë,
me tutje ç’ta zgjat,
gjer me të Byrosë,
unë kam bërë debat!.

Nga ajo që quhej,
Byro Politike,
kam kaluar plot,
ditë dramatike!

Mund të thotë ndonjëri:
“Po i shpik të tëra!”,
po në Gjirokastër,
i dinë këto gjëra.

Sot e kësaj dite,
ka shumë gjallë-për fat,
që në shkollë të mesme,
kam qënë demokrat!

Gjoksin i tregova,
gjithnjë suferinës,
rebel i pandreqshëm,
gjithmonë kundër rrymës!

Po kurrën e kurrës,
nuk e kam kërkuar,
statusin e ditës:                                                                                                “I persekutuar!”

Nëse do ta doja,
do ta kisha marrë,
po ky palo status,                                                                                              nuk më bën krenar!

Ato që kam hequr,
kurrë me gojë s’i zura,
përmbi vogëlsirat,
veten time vura!

Besoni-s’besoni,
s’e kam hiç problem,
jam kështu dhe ndryshe,
nuk dua të jem!

Kur pashë se ç’u bë,
në vitet nëntëdhjetë,
atëherë u bëra,
komunist vërtet!

Kur pashë komunistët,
pa din e pa nder,
si flisnin pa turp,
për shokun Enver.

Deri dje shumica,
bythën i lëpinin,
tani dinamit,
përmbi varr i vinin!

Tek unë poeti,
mori urdhër pena,
luftë gjer në vdekje,
me këta legena!

Me këta legena,
super të urryer,
që kafshonin dorën,
që i kish ushqyer!

Këta bythëlëpirës,
zgjyrë e shkuar zgjyre,
s’tradhëtuan rendin,
po veten e tyre!

Kish Parti e Punës,
njëqind mijë antarë,
shumicë e shumicës,
dolën tradhtarë!

Mbi të gjithë shkëlqeu,
në kët’ tradhëti,
një i stërbetuar,
me emrin Sali!

Që ditën që doli,
ky derr-tradhëtar,
asnjë ditë satirën,
unë s’ja kam ndarë.

Një shpellar i ndyrë,
pa fytyrë e nder,
pa shtyllë kurrizore,
dhe pa karakter.

Gjithë sojin e tij,
e vuri në rresht,
para kalbësisë,
s’kam fuqi të hesht!

Kjo rracë e urryer,
tani mirë e dimë,
në bishtin e Botës,
e lanë Shqipërinë!

Misionin e pistë,
e vazhdojnë prore,
sepse kanë në zemër,
fuqi djallëzore!

Po dhe unë dyfekun,
s’e ula gjithë jetën,
quhesh komunist,
po the të vërtetën!

Unë e denoncoj,
këtë klan të pistë,
pa le të më thonë,
krye komunist!

Zagarëve të liq,
s’do t’u ndahem kurrë,
se unë fjalën kam,
dyfek e flamur!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com