Loading...

Lehtësi fiskale për investime në agroturizëm

Qeveria ka krijuar lehtësi fiskale për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në agroturizëm.

Nga Lura ku u prezantuan projektet zhvillimore, kryeministri Edi Rama sqaroi se “ne kemi kaluar një masë shumë lehtësuese që kush merret me agroturizëm ka vetëm 6%  TVSH. Nëse ke një restorant ke vetëm 20% TVSH, nëse ke një biznes çfarëdo e ke 20% TVSH, por nëse ke një bujtinë me një fermë të vogël ku ti ofron produkte që bën vetë ose produkte që bëhen rrethe rrotull në fshat, e ke 6% TVSH. Dhe tatim fitimin e ke vetëm vetëm 5% sado që të fitosh”, tha Rama.

“Normalisht agroturizmi është biznes i madh, edhe me këtë që po bëjmë që po rrisim pragun për biznesin e  vogël në mënyrë që të mos kalojë te 15% taksa dhe të mbeten të 5% deri në 140 milionë xhiro, prapë se prapë, unë jam i bindur që shumë agroturistë mund ta kalojnë këtë. Por edhe po e kaluan, taksën do e kenë vetëm 5%. Janë dy masa që janë shumë të favorshme për ata që merren me agroturizëm”, deklaroi kryeministri./ATSH

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com