Loading...

Agroturizmi, rruga për të dalë nga varfëria

Gjatë prezantimit të projekteve për zhvillimin e Lurës, kryeministri Edi Rama theksoi se fokusi duhet të jetë tek agroturizmi si rruga më e mirë drejt zhvillimit.

“Mundësia për të dalë nga këtu në treg është një mal, për të mos thënë nuk ekziston. Por ka një mundësi, që ta bëjmë tregun të vijë këtu, tregun e turizmit, njerëzit që të vijnë nga Tirana nga e gjithë Shqipëria dhe nga Europa këtu, ti bëjnë ata shpenzimet e karburantit dhe këtu të gjejnë atë që nuk e gjejnë diku tjetër, këtë bukuri përrallore, këtë histori të veçantë, këtë traditë dhe këta njerëz dhe mund të shijojnë diçka që s’mund ta gjejnë në një vend tjetër”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se agroturizmi është një mundësi e madhe dhe potencial i jashtëzakonshëm nuk e kemi fare të shfrytëzuar dhe duke e shfrytëzuar, një gjë është e sigurt, dalim nga varfëria të gjitha familjet që e bëjnë.

“Nuk ka asnjë mundësi që të jetosh me agroturizëm dhe të jesh i varfër. Flasim për një jetë që të jep më shumë të ardhura sesa puna në shtet apo privat, Dhe për më tepë duke hapur rrugë e zhvillim të agroturizmit, do të ketë me mijra emigrantë që do kuptojnë që duke investuar paratë në shtëpitë e gjyshërve dhe prindërve, do të fitojnë nga ky aktivitet më tepër se sa atje ku punojnë si emigrant”, deklaroi Rama.

“Këtë që po them ata e kuptojnë shumë mire. Italia ka bërë një trefishim të të ardhurave të veta në sektorin e ekonomisë rurale qysh në fund të vite ‘80 kur i dha shtysë agroturizmit. Një familje në një shtëpi si këto që ka një numër të vogël 2-7 dhoma për të pritur njerëz dhe s’bën më shumë se sa bën përditë vetë, e ka të gjithë shansin të ketë të ardhura shumë më tepër sesa do të kishte po të shkonte  për të punuar në emigracion”, u shpreh ai. /ATSH

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com