Reumatizma është padyshim një nga shqetësimet prej së cilës shumë njerëz janë të prekur. Kjo grua vuante prej 10 vitesh nga kjo sëmundje. Mpirje duarsh, dhimbje të forta natën dhe pagjumësi ishin disa nga simptomat më të zakonshme që i duhej të përballonte.
Pas një lufte të gjatë me këto simptoma, ajo vendosi të marrë fatin e saj në duart e veta. Provoi receta të ndryshme natyrale të rekomandurara nga mjekët alternative. Problemin më të madh ajo e kishte në duar. Mpirje dhe dhimbje të forta, që natën i përkeqësoheshin tej mase.
Mjekët i rekomanduan të përdorë kremra dhe ilaçe të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk e ndihmoi. Ajo e provoi këtë trajtim nisur nga fakti që edhe nëse nuk do të jepte efekt, nuk do të humbiste gjë. Pas përdorimit të saj ajo nuk pati kurrë dhimbje si ato që kishte më parë.
Përbërësit:
2 kg mjaltë tërfili
1 litër ujë
250 gram tërfil të tharë
Përgatitja e recetës:
Gatuani fillimisht gonxhet e tërfilit në një enë me ujë për rreth një orë në temperaturë të ulët. Më pas kullojeni përzierjen dhe hidheni në një enë të pastër. Shtoni në të mjaltin dhe lëreni të ftohet. Hani 2 lugë gjelle pas çdo vakti ngrënieje.