Loading...

Prindërit e braktisën sepse lindi pa krahë, por mrekullia që ndodhi me vogëlushen i ndryshoi tërësisht jetën

Buzëqeshja engjëllore dhe sytë e saj blu janë tiparet e para që bien në sy kur ne shohim fotografinë e Vasilina Knutsen. Sigurisht që të gjithëve na pëlqen e bukura, por kur ulim shikimin pak më poshtë do të kuptonit se vogëlushja 2-vjeçare është ndryshe, preferojmë ta quajmë fëmijë special, pasi i mungojnë të dyja duart dhe ka të zhvilluara vetëm dy gishta nën krahun e djathtë.

Ndoshta tani edhe mund të ndieni keqardhje për fatin e saj të mjerë, por bukuroshja që tashmë mund të hajë më këmbë, është shumë fatlume, më shumë nga ç’mund ta merrni me mend. Ajo ka lindur në marsin e vitit 2015 në Sverdlovsk, kryeqytet i rajonit Sverdlovksij në Ukrainë.

Prindërit e saj biologjikë, të cilët ndryshe nga ç’mund ta imagjinoni gëzojnë një pozitë shumë të mirë ekonomike, vendosën ta braktisnin fill pas lindjes, pasi nuk dëshironin të kujdeseshin për një fëmijë më probleme. Këtu do të fillonte edhe saga e vuajtjeve për vogëlushen, e cila më pas do të transferohej në një jetimore, e cila ofronte programe adoptimi, ndonëse asnjë familje nuk do të interesohej për të.

Në dhjetorin e 2015-ës Chris dhe Elmira Knutsen, një çift rus që jetonte në Moskë, prindër të tre fëmijëve do të vizitonin Valentinën. Ata kishin adoptuar 5 vjet më parë një djalë, i cili kishte lindur pa duar e këmbë për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike dhe dukej sikur kishte ardhur momenti të shtonin në familje një pjesëtare të re.

Bashkëshortët Knutsen kishin pasur eksperienca të shumta vullnetare në jetimore dhe spitale të ndryshme dhe nuk mund të mos ishin të ndjeshëm ndaj këtij rasti. Në këtë moment, zonja e shtëpisë u kërkoi fëmijëve nëse ishin të gatshëm të prisnin një motër. I vetmi që “refuzoi” ishte Radik, i cili nuk dëshironte që motra e tij të vuante sikurse vëllai i madh i adoptuar. Pasi mamaja e bindi që motra e tij kishte nevojë për një strehë të ngrohtë familjare, ata vendosën të adoptonin Vasilinën dhe t’i ofronin familjen dhe dashurinë që i kishte munguar.

Rasti do të bëhej viral pas publikimit të fotografive dhe videove të Vasilinës teksa ushqehej dhe pikturonte me këmbë, duke na bërë të kuptojmë se dashuria dhe mirësia e vërtetë ekzistojnë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com