Loading...

“Rama-2” zhytet edhe 31 milionë euro, shlyerja nis më 28 qershor 2018 dhe “çlirohemi” më 28 nëntor 2042, në 136 vjetorin e Pavarësisë

Rikthim tek “defterët” e borxheve të kërkuar nga “Berisha” e nuk i janë dhënë

“Rilindja” e nisi pushtetin në shtator 2013, me shpjegimin se “varfëria popullore” e shqiptarëve, do vazhdonte të ishte “gangrenë”, për shkak të shlyerjes së 600-700 milionë eurove borxhe, që i kishte lënë peng ish-qeverisja “Berisha”, duke u betuar se do ta ulte borxhin.

Mirëpo një vendim, i marrë para 3 ditësh nga qeveria “Rama-2” në “mbledhjen e Durrësit”, për të formosur një kontratë huaje të huaj, tregon se po vazhdon “epidemia” e marrjes së borxheve, duke ecur jo vetëm nën shembullin e qeverisjes “Berisha 1-2”, por edhe duke zbatuar listën e borxheve, që ajo qeverisje ka kërkuar në vitet 2005-2013, por që bota nuk i ka dhënë.

Në datën 12 qershor 2018, qeveria “Rama-2” e detyruar prej hallit financiar, hapi “defterët e vjetër” të borxheve që paska lypur qeverisja “Berisha” dhe… mori 31 milionë euro të tjera, me afat shlyerje vitin 2042, natyrisht me interesa bankare që dyfishojnë vlerën e kësaj huaje.

Borxhi 31 milionë euro është kërkuar në vitin 2012, nga ish-qeverisja “Berisha”, por nuk i është dhënë në atë kohë, për shkak të “humnerës” së borxheve dhe interesave të tyre, që shtoheshin e nuk kishin fuqi paguese për shlyerje.

Marrja e borxhit është bërë me Ligjin Nr. 31.5.2018, “vulosur” nga presidenti Ilir Meta, me Dekretin Nr. 10809, datë 08. 06.2018, si një barrë tjetër e rëndë fiskale për ekonominë e shqiptarëve, mbasi borxhi nuk paguhet as nga xhepi kryeministrit, presidentit e deputetëve, por nga taksat e shqiptarëve të cilat shtohen e rriten çdo muaj!

Ky borxh i shtuar i shqiptarëve ndaj botës, sipas letrave zyrtare rezulton, se po merret për të menaxhuar burimet ujore në nivelin e shtretërve të lumenjve Drini, Buna e Semani dhe përmirësimin sistemit të ujitjes.

Po a do bëhen këto rehabiltime?

Sipas letrave të 20 viteve të fundit, për rehabilitimin e shtretërve të lumenjve dhe sistemin e vaditjes, shteti shqiptar ka marrë 497 milionë euro borxhe nëpër botë, por Shqipëria dhe bujqësia janë përmbytur në dimër e nuk janë vaditur në verë!

Sipas kontratës së lidhur mes Ministrisë së Financa-Ekonomisë Shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim (Arben Ahmetaj-Maryam Salim), marrja e borxhit 31 milionë euro, do të nis në datën 28 qershor 2018 dhe prej tij do të “çlirohemi” në datën 28 nëntor 2042, në 136 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com