Një aksident i rëndë ka ndodhru sot në urën e Maqellarës në Peshkopi, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar nga gati 8 metra lartësi.
Për pasojë ka humbur jetën e moshuara Anife Kulemani, 79 vjeçe dhe është plagosur rëndë djali i saj
Informacion nga Policia:
Rreth orës 17:18, në vendin e quajtur ” Ura e Pesjakës”, Maqellarë, ka ndodhur një aksident rrugor.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në vendin e quajtur “Ura e Pesjakës”, ka dalë nga rruga mjeti me targë AA 138 RP , me drejtues shtetasin A.K, 50 vjeç, banues në Maqellarë, ku për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi mjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe nëna e tij shtetasja A.K, rreth 79 vjeçe, ku fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit të jetë lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë orëve të fundit.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve, të bëjnë kujdes të posaçëm në kushte të vështira të motit dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke shmangur pasojat.