Loading...

Vende të varfëra me kryeministra të pasur. Sa paguhen kryeministrat e Ballkanit?

Ballkani është rajon i varfër, por kjo nuk i ka penguar që kryeministrat e disa vendeve të kenë rroga të larta.

Kosova edhe pse shteti më i ri në rajon, të parët e vendit nuk janë ndjerë ‘indiferent’ duke i vetvendosur vetës rroga disa herë më të larta në krahasim me vendet e tjera.

Kryeministri Haradinaj sot paguhet 2950 euro, duke u cilësuar si lideri ‘kampion’ për nga rroga, edhe pse ekonomia dhe mirëqënia e vendit lë shumë për të dëshiruar.

Konkurenti më i fortë i Haradinajt është kryeministri i i Bosnjës, vend me ekonomi të rrënuar, me një përqindje të lartë të popunësisë të të rinjve, mbi 63%.

Edi Rama ndoshta ndihet i lëne pas dore dhe zë vendin e tretë me medalje ‘bronzi’ me një rrogë 1700 euro.

Por për fat të mirë Rama është piktor dhe të ardhurat kryesore i ka nga shitja e pikturave.

Mbas Ramës vjen kryeministri i Maqedonisë, Zaevi me një pagë 1300euro, mesa duken dy vendet që mund t’i cilësojmë si më të pasurat e Ballkanit, kryeministrat e këtyre dy vendeve paguhen më pak, përkatësisht kryeministri i Malit të Zi me 1130 euro dhe kryeministrja e Serbisë me 1000euro.

Këto janë pagat e kryeministrave të rajonit që udhëheqin vende të varfëra, por që vetë kanë paga të ‘kamura’./Pamfleti

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com