[sgmb id=”1″]
Momenti më pikant i seancës së sotme parlamentare ishte padyshim ai kur ish-kryeministri Sali Berisha shpjegonte ndjenjën e xhelozisë dhe dashurisë, se si nga njëra mund të kaloje tek tjetra dhe e gjitha kjo jo pa qëllim. Ai u çua nga vendi për të këshilluar Ben Blushin si mjek që është.
Por ndërsa Berisha artikulonte flajët për Blushin në Kuvend nuk janë mbajtur të qeshurat. Më shumë nga të gjithë duket se qesh kryeparlamentari Ilir Meta.
Në videon e siguruar nga BalkanWeb, shihet Meta teksa qesh, ndërsa nuk e kurseu edhe një batutë kur kaloi në votimin e ligjit të vettingut. “Vazhdojmë me dashuri, por pa xhelozi”,- tha ai.