Me ironi ai tha se fjalën e tij dje e kanë censuruar televizionet edhe pse kishte qenë i të njëjtin mendim me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj për tolerancë 0 kundër korrupsionit.
“Sa dola unë, u censurua televizioni, askush nuk e dha fjalën time. I rashë mu në zemër korrupsionit, luftova korrupsionin deri në zemër, se kështu jam unë.
Këtë që tha kryetari i Bashkisë, tolerancë 0 kundër hajdutëve , kështu thashë dhe unë.
Të krijohemi një front total bashkë me qytetarët për ta luftuar korrupsionin, por qytetarët kanë frikë, se po tha ai që për shkollën kam paguar, atë e heqin nga puna, apo nga shkolla.
Duhet zhdukur frika, të rritet kurajo qytetare, të denoncojmë hajdutët. Mua m’u pre fjala. Thashë të ruajmë trashigiminë kulturore, m’u pre fjala.
Dua t’i them, Veliajt, që pas katër vitesh të më ftojë të shohim një ndeshje botërori, se këtë kampionat nuk do të më ftojë se është i zemëruar me mua,” tha Asqeriu./Balkanweb