Loading...

Guximi i grekut ka dalë përtej parashikimeve, i bën namin oficerit!

Raportohet se ish-polici grek, Efthymios Efthymious, i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë më 29 janar, është marrë në pyetje tre ditë më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Një oficer i policisë gjyqësore ka shkuar në mjediset e burgut të Bradasheshit në Elbasan, për të marrë në pyetje për rreth 4 orë shtetasin grek, i cili mbahet aty nën akuzë për vrasjen e Devi Kasmit.

Bëhet me dije se gjatë seancës së marrjes në pyetje, në prani të avokates dhe përkthyesit, Efthymious ka debatuar me oficerin gjyqësor, duke i kërkuar që të paraqitet një provë ndaj tij.

Sipas Prokurorisë, ka dyshime se shtetasi grek është vrasës me pagesë dhe ka ekzekutuar Devi Kasmin me porosi të Aurel Hoxhallarit, i cili është ende në kërkim, por Efthymious ka mohuar që të ketë qenë ai përfshirë në vrasje.

Ai thotë se emrin e Devi Kasmit e ka mësuar pas ngjarjes së rëndë, në polici, ndërsa thotë se në Shqipëri erdhi së bashku me një mikun e tij Apostol, i cili donte të blinte një qen.

“Erdha në Shqipëri me mikun tim Apostol. Ai kërkonte të blinte një qen. Apostoli qëndroi 5 ditë në Shqipëri, ndërsa unë do qëndroja më gjatë. Hoxhallarin e kam mik, jam njohur me të në Greqi. Edhe me të dyshuarit e tjerë njihem, jam prezantuar përmes Hoxhallarit. Ndërsa Marion Meshinin nuk e njoh”, tha ai para oficerit që e mori në pyetje.

Ai ka debatuar edhe për faktin se përse u mor në pyetje 5 muaj pas ngjarjes për të cilët akuzohet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com