Mot i pafavorshem per te gjithe ata qe kane plane per plazh te shtunen dhe te dielen. Se paku keshtu parashikon Meteoalb, duke sqaruar se “vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunë dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e dielë”.
Parashimi i Meteoalb
MOTI në fundjavë: sot vijon me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë sjellin shira në Veri – Qendër por pasditja lokalizon shirat në Qendër dhe zonat Lindore. Vonë në mbrëmje shirat largohen nga pjesa më e madhe e vendit.
Fundjava mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunë dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e dielë.
Temperaturat sot paraqiten me rënie të lehtë duke shënuar maksimalisht 29°C ndërsa fundjava sjell rritje graduale të temperaturave duke ngjitur maksimumin në 32°C.