Specialistët e policisë rrugore në D.V.P.Vlorë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore si dhe për ndëshkimin e shtetasve të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Gerald.Rr., 23 vjeç, banues në Vlorë
Ky shtetas në rrugën “Gjergj Kastrioti“, duke drejtuar mjetin tip “ Fiat”, ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasen R.R., 77 vjeçe.
Xhemil.S., 50 vjeç, banues në Llakatund
Ky shtetas në hyrje të rruges “Murat Terbaçi”, u konstatua duke drejtuar nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen”.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ”Drejtimi mjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.