Loading...

“Debile, plehrë”, aktorja Marjana Kondi përplaset me ministren Kumbaro, zbardhet debati

Takimi i djeshëm i artistëve me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj ka patur përplasje të shumta mes grupit të aktorëve.

Por përveç revoltës që i shprehën kryebashkiakut, gjatë mbledhjes ka pasur edhe një përplasje mes aktores Marjana Kondi dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Debati i tyre për pak sa nuk u kthye në një përleshje fizike, pas konfliktit të hapur të kësaj të fundit me drejtorin aktual Hervin Çuli, i cili e pushoi nga puna pas 30 vitesh kontribut në Teatër.
Siç e zbulon edhe vetë aktorja në një sms të siguruar nga “BalkanWeb” gjithçka ka ndodhur kur ministrja i afrohet për t’i dhënë dorën, duke iu drejtuar me emrin e gabuar, “ Si je Marjeta?”.

(Fotoja eshtë shkëputur nga biseda e aktores me një mikeshë)
Kondi thotë se ia ka hequr dhunshëm dorën duke iu përgjigjur “Hë mi Hajrie”, mëso emrat e punonjësve të tu një herë, debile, plehrë!”

Aktorja e revoltuar vijon: “Ju të hiqni nga puna natën e të qani ditën. Të jepni edhe dorën!”

Ndërkohë që ministrja, siç ajo thotë e ka tejkaluar situatën, i ka thënë të qetësohet dhe ka vijuar të takojë aktorët e tjerë./balkanweb

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com