[sgmb id=”1″]
Ulërima, gjak, xhama të thyer, mure të shpërthyer, njerëz të mposhtur nga dhimbja, kjo ishte ajo cka la pas sulmi që ndodhi dje gjatë natës në Manchester, ku të paktën 19 persona janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim jashtë një sallë koncertesh teksa këndonte Ariana Grande.
Ngjarja e rëndë, e cila dyshohet të ketë pas terroristë kamikazë.
Sakaq, ‘Daily Mail’ shkruan se ka ende shumë persona që rezultojnë të zhdukur.
Sulmi ndodhi 22:35 me orën lokale, (ora 23:35), ndërsa objekt i një sulmi me bombë (me gozhda) ishte ‘Manchenster Arena’, pak pas përfundimit të koncertit ku këndonte Ariana Grande. Në fotot e publikuara shihen njerëz që luftojnë me jetën, disa të tjerë të plagosur kryesisht në këmbë. Ndërkohë, mes të plagosurve ka dhe mosha të reja dhe fëmijë.