Një turiste hungareze, e cila kishte prenotuar një dhomë hoteli në Ksamil për disa ditë, ka anuluar prenotimin pasi është zhgënjyer nga kushtet e hotelit. Mirëpo, hungarezja bashkë me vajzën e saj 10 vjeçe, sot janë kërcënuar nga pronari i hotelit pas tërheqjes së prentotimit.
Ajo ka marrë një mesazh kërcënues në ‘Facebook’ nga pronari i hotelit, shteti me iniciale G.Ç., i cili ndër të tjera i shkruan me një anglishte të keqe se, nëse e sheh këto ditë në Ksamil ka për “t’ia treguar qejfin”.
“Nëse të shoh këto ditë në Ksamil do të të q** ty bashkë me vajzën tënde. Ti do t’i mbash mend këto pushime k*rvë. Do të ta tregoj unë ty”, shkruhet në mesazhin kërcënues nga pronari i hotelit për turisten hungareze.
“E pashë të ulur në një stol jashtë. Ishte bashkë me vajzën 10 vjeçe. Ishte e frikësuar”, tregon një qytetar. “Më pas më tregoi mesazhin kërcënues që kishte marrë nga pronari i hotelit.”
“Kam frikë! Nuk do të khehem më kurrë në Shqipëri”, i është drejtuar turistja qytetarit, i cili e konsideron sjelljen e pronarit të hotelit çnjerëzore.