Botërori do të futet në ditën e dytë sot. Ditën e djeshme u ngrit sipari i turneut më të rëndësishëm të botës me fitoren e Rusisë me rezultatin 5-0 kundër Arabisë Saudite, ndërsa sot do të luajnë 3 ndeshje të tjera. Në3 orare të ndryshe do të përballen ekipet e grupit A dhe grupit B.
Në grupin A, do të luajnë Egjipti dhe Uruguai në orën 14:00. Mo Salah është dilema e madhe e kësaj sfide, pasi nuk dihet nëse do të luajë nga minuta e parë. Nga krahu tjetër, amerikano-jugorët do të mundohen të bëjnë mirë dhe ta nisin me këmbë të mbarë.
Në orën 17:00, luhet ndeshja e parë e grupit B, Maroku kundër Iranit. Një sfidë pa shumë emocione, pasi të dy skuadrat nuk janë të një niveli të lartë. Në darkë do të jetë “qershia mbi tortë”, pasi do të luhet kryesfida Spanjë-Portugali. Cristiano Ronaldo do të jetë kundër furisë së kuqe. Një takim me emocione të forta, pasi pritet të dhurohet shumë spektakël.