I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Botërori Rusi 2018” në “Ora News”, komentatori i njohur Kostandin Grillo i ka habitur të gjithë me deklaratën kur është pyetur se me cilën skuadër bën tifo. Grillo u shpreh se bën tifo për Serbinë dhe dhe po ashtu për Crevena Zvezda.
“Jam tifoz i Serbisë, normalisht edhe me Holandën por mungon Holanda dhe jam një tifoz i Serbisë, pasi është edhe nga Ballkani, jemi të lidhur me futbollin serb, unë jam tifoz i Zvezdës që kur kam qenë fëmijë”, u shpreh Grillo, komentatori zyrtar i televizionit publik shqiptar.