Loading...

Zyrtarët hajdutë nuk kanë rikthyer në shtet, 1.5 miliardë euro të zbuluara nga KLSH në 10 vitet e fundit, 80% e tyre janë akoma në poste

Nuk i përfshin as ligji i “Veting”-ut

Tjetër skandal i rëndë, ka dalë nga “xhungla” e korrupsionit shtetëror, bërë me financat publike në 10 vitet e fundit, në entet dhe institucionet shtetërore, ku janë përfshirë drejtues e vartës të tyre të çdo niveli.

Në tavolinën e kryeministrit Rama është lënë një raport hetimi, i kryer nga Ministria e Financave, lidhur me zbatimin e vendimeve të KLSH në aspektin abuzimeve financiare, të kryera prej drejtuesve e vartësve të tyre në institucione, ndërmarrje, shërbime shtetërore, në shoqëritë aksionere, në shoqëritë anonime (Sh.a) dhe kudo ku punohet me financa publike.

Raporti zbulon mbulimin e abuzimeve, me moszbatim të vendimeve të KLSH, për rikthimin e vlerave financiare në arkën e shtetit. Kontrollet e kryera në 10 vitet e fundit, kanë zbuluar 1.5 miliardë euro abuzime me fondet publike, 75% e të cilave janë vjehdur nëpërmjet tenderëve të investimeve, shitje-blerjeve, të ardhurave, fitimeve, mallrave e produkteve të skaduar, punonjës tepër, shtesa fondesh në tendera, paga të larta, autovetura, telefoni, zhdukje mallarash, blerje veturash, mobilim zyrash, kanceleri, shpërblime, udhëtime, pagesa bordesh, sponsorizime e deri bankete dhe piknike me fondet e institucioneve.

Për këto vlerat financiare, të abuzuara e të vjedhura, KLSH ka urdhëruar të rikthehen në shtet por nuk janë rikthyer, mbasi janë penguar me urdhëra e mosveprim të drejtuesve shtëtëror, shumica e të cilave janë vetë hajdutët dhe shprdoruesit e miliardave.

Sipas raportit, nga 1.5 miliardë euro të zhdukura në 10 vitet e fundit, në arkën e shtetit janë rikthyer vetëm 92 milionë euro, ndërsa 1 miliard e 408 milionë euro, vazhdojnë të jenë pasuri e drejtuesve, zyrtarëve, nëpunësve, punonjësve dhe subjekteve private, të cilët kanë urdhëruar, firmosur e përfituar aubuzivisht,

Sipas KLSH, miliardat e përvehtësuara duhej të ishin rikthyer në arkën e shtetit, me këto rrugë ligjore: ndalim në pagën mujore; rikthim detyrimi vullentarisht, shtrëngim ligjor nëpëmrjet orgabeve të drejtësisë, me këkresë të titullarit, mirëpo asnjë nga këto rrugë nuk është zbatuar, mbasi 70% e rasteve janë zullume të bëra vetë drejtuesve!

Rekordin e kanë Shëndetësia, KESH, Posta, AKBN, 43 Ujësjellës, OSHEE, Portet Detare, Drejtoria e Transportit Rrugor, Hekurudha, Dogana, Bujqësia, nafta, tatimet, 12 inspektorate qendrore dhe 42 bashki, ku miliardat e shtetit janë bërë pasuri, ndere e qjefe private prej titullarëve e vartësve të tyre.

Vjedhjet nuk i kanë rikthyer as drejtuesit e 104 ish-komunave, duke u lënë në “harresë” prej shtetit, ndërkohë që shumë prej tyre vazhdojnë detyrat si kryetar të bashkive, kryetar të njësive administrative dhe drejtorë në qarqe e qeveri.

Mos u çuditni, por mëgjithëse janë vërtetuar si hajdutë dhe shpërdorues fondesh e për ta KLSH ka kërkuar “largim të menjëhershëm nga detyra ose puna”, rezulton se afro 80% e tyre vazhdojnë të jenë drejtues dhe nëpunës në administratën publike, madje 65% e të cilëve në po ato institucione e ente shtetërore ku janë kapur me vjedhje e abuzime dhe rrinë të qetë, mbasi nuk i përfshin as ligji i “Veting”-ut!Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com