Loading...

Vlorë: Operacion shpëtimi në det nga policia kufitare ,roja bregdetare dhe kapiteneria e portit. Shpëtohen tre turistë

Vlorë: Operacioni është realizuar pak metra larg bregut, ndërsa mjeti lundrues, velierë, kishte ngecur në cektinë.

Tre shtetasit e huaj gjermanë janë nxjerrë fatmirësisht pa probleme nga anija me vela. Ndërsa e veshtirë ka qenë nxjerrja në breg e mjetit lundrues, për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë.

Tre shtetasit gjerman vinin nga ishulli i Korfuizit,në bordin e anijes me vela. Ata kanë hasur me problematikën e parë sapo i janë afruar portit të Vlorës,për shkak të detit me dallgë. Duke mos njohur edhe zonën,veliera ka ngecur në ceketinë. Fatmirësisht nuk ka patur probleme për tre turistët,  është rrezikuar vetëm mjegti lundrues.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com