Loading...

NJË BOS I MAFIES SICILIANE ”COSA NOSTRA”, U EKZEKUTUA NË MES TË DITËS NË PALERMO!

[sgmb id=”1″]

Sipas mediave te huaja Giuseppe Dainotti, 67 vjeç, u vra me dy plumba në kokë ndërsa po udhëtonte me biçikletë, rreth 50 metra në hyrje të një shkolle.

Vrasja ndodhi një ditë para 25-vjetorit të vrasjes së gjyqtarit, Giovanni Falcone, i vrarë më 23 maj 1992 me bashkëshorten dhe tre truprojat kur ”Cosa Nostra” shpërtheu 600 kilogramë eksplozivë gjatë kalimit të makinës së tyre, jo shumë larg Palermos.

“Është shpejt për të bërë hipoteza, por kur ndonjë thotë se mafia nuk ekziston më, ndodh diçka për të konfirmuar se mafia ekziston ende”, theksoi prokurori i Palermos, Francesco Lo Voi.

“Vrasja e Dainottit, në mes të Palermos, më 22  maj, mund të ketë shumë kuptime”, shtoi prokurori pa përmendur dyshimet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com