Loading...

PLAS SHERRI NË PARLAMENT! ÇËSHTJEN E ZGJIDH “ME QETËSI DHE DASHURI”… ILIR META!

[sgmb id=”1″]

Menjëherë me fillimin e seancës së jashtëzakonshme, PS dhe PD i kanë “hyrë” sherrit që mungonte prej rreth 3 muajsh.

Në fokus të mosmarrëveshjeve ka qenë Rendi i Ditës së seancës e konkretisht çështja e plotësimit të dy komisioneve të Vettingut.

Reagimin e parë e ka bërë PD përmes Oerd Bylykbashit, i cili ka kërkuar se procedura për miratimin e dy komisioneve të vendoset në fundin e rendit të ditës.

Por këtë kërkesë e ka hedhur poshtë kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, i cili ka kërkuar “lëvizjen” po ashtu të rendit të ditës, ku vettingu të dilte i pari që do të votohej.

Pas replikave dhe kundërreplikave, ai që e ka zgjidhur çështjen ka qenë Ilir Meta, i cili me “qetësi dhe dashuri” e ka lënë miratimin e anëtarëve të mbetur në komisionet e vettingut, aty ku ishte! E madje Meta ka bërë shaka, duke thënë se vettingu do të mbetej në të njëjtën pikë në rendin e ditës edhe me dakortësimin e Sali Berishës, i cili tundi kokën në shenjë aprovimi.

DEBATI:

Bylykbashi: Në lidhje me rendin e ditës.Kërkesa jonë është që komisionet e vettingut të jenë çështja e fundit për shqyrtim për sot.

Ruçi: Nuk e kuptoj këtë kërkesë, unë po mendoja për të kundërtën. Kjo seancë do të ishte mirë të fillonte pikërisht me këtë çështje, sepse këtu e kemi lënë. Cdo të thotë kjo? Ska asnjë argument për këtë!

Bylykbashi: Kjo është një çështje e dakortësuar. Mbasi të jenë ezauruar të gjitha ԭështjet e tjera, ne të vijojmë me miratimin e komisioneve të Vettingut.

Ruçi: Unë e kuptoj që kjo ka qenë pjesë e negociatave, por as unë e zoti Bylykbashi nuk kemi qenë. Por më besoni se fryma e mirëbesimit e marrëveshjes është në rradh ëtë parë votimi i komisioneve. Që pa filluar ne shprehim mosbesim për rendin e ditës.

Meta: Mendojmë të mos ndryshojmë rendin e ditës. Mirë vazhdojmë pra me rendin se edhe konfirmimin e morëm nga Berisha që PD eshte dakord.

Hilaritet në sallë nga ana e PS…

Meta: Po ju çfarë keni. Unë me atë e kam. Kur të iki unë bëni ç’të doni…

Më pas seanca ka vijuar normalisht e pikë së pari janë votuar shkarkimet dhe emërimet e ministrave dhe zvkryeministri.

Plotësimi i komisioneve të Vettingut me anëtarët e opozitës është pika e 4-tërt e rendit të ditës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com