Loading...

Revolucioni më i madh i Botërorit, gjyqtarët do të veprojnë në mënyrë të habitshme

Botërori i Rusisë do të vijë me ndryshime të mëdha dhe për gjyqtarët. Skuadra e tyre do të ketë një ndihmë të madhe, pasi do të futet sistemi VAR për herë të parë. Një sistem i kontestuar dhe i parë me skepticizëm, por nuk përbën asnjë problem për shefin e gjyqtarëve në FIFA, Pierluigi Collina. Në fakt, interesant është fakti se gjyqtarët anësor në momentet që do të kenë dyshime nuk do të ngrenë flamurin për “off-side”, por do ta shohin me VAR.

“Nëse shikoni ndonjë gjyqtar anësor që nuk e ngre flamurin, nuk është se ai po gabon, por është sepse po ndjek udhëzimet që i kemi dhënë. Ata janë udhëzuar të mbajnë flamurin poshtë në episodet kur pozicioni jashtë loje nuk është i dukshëm.

Nëse aksioni do të mbyllet me gol ose 11-metërsh, atëherë VAR do të përcaktojë rregullsinë e tij, sepse nëse gjyqtari nga flamurin atëherë aksioni do të ndërpritet automatikisht, në bazë të rregullores që vendos gjyqtarin mbi VAR. Ata do të presin ndihmën e pamjeve filmike sa herë të ketë dyshime”,- u shpreh ai në lidhje me këtë temë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com